E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhjetori i festave në Bulqizë, Rama ndan pamjet

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Në qytetin e  Bulqizës janë ndezur dritat shumëngjyrëshe të festave të dhjetorit.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Bulqiza është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Për të festuar fundin e vitit, bashkia e Bulqizës ka organizuar gjatë gjithë këtij muaji koncerte dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi qendror i zbukuruar i Bulqizës ku qindra qytetarë kanë festuar nën tingujt e muzikës

E dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe, Bulqiza është gati për të pritur festat e fundvitit.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›