Dhjetori i festave në Cërrik, Rama ndan pamje nga ndezja e dritave

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Cërrikut u ndezën dritat shumëngjyrëshe të festave të fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, pamje nga Cërriku i dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.
Pjesë e festës së ndezjes së dritave u bënë dhjetëra qytetarë, mes të cilëve dhe shumë fëmijë, të cilët iu gëzuan atmosferës së krijuar.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Cërrikut, por edhe të vizitorëve.
/m.m/a.f/r.e/