Sako: Prioritet mbrojtja e fuqizimi i grave përmes shërbimeve sociale dhe ekonomike

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, ka marrë pjesë sot në një aktivitet në qytetin bregdetar, bashkë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe lokalë UNDP Albania, USAID/Albania dhe Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”. Shumë qytetarë e aktivistë, morëm pjesë në këtë aktivitet që përfaqëson një angazhim të përbashkët për t’i thënë “ndal” dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Në Bashkinë Durrës, ne besojmë fort se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë shoqërore që nuk mund të tolerohet. Ky angazhim është reflektuar në politikat tona lokale, ku prioritet është mbrojtja dhe fuqizimi i grave përmes shërbimeve sociale, ekonomike dhe psikologjike”, u shpreh Sako.
Kryetarja e kësaj bashkie theksoi se “lufta kundër dhunës është një rrugëtim që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëveprim. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur: qoftë si prindër, mësues, aktivistë apo drejtues institucionesh. Ky është momenti për të forcuar solidaritetin tonë, për të dëgjuar dhe mbështetur të mbijetuarat dhe për të ndërtuar një qytet dhe një shoqëri ku gratë dhe vajzat ndihen të sigurta, të mbështetura dhe të fuqizuara”.
Nga aktiviteti i organizuar në Durrës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave 1 nga 23/r.e/a.f/