Dhoma e Perfaqesuesve miraton projekt buxhetin republikan per 2012

Dhoma e Perfaqesuesve me shumice republikane ka miratuar projekt-buxhetin per vitin 2012 te cilin republikanet e pershendeten si nje plan qe u kursen para taksapaguesve dhe reformon programet qeveritare per shendetin dhe asistence qe u ofrohen amerikaneve te varfer dhe atyre te moshuar. Por demokratet perfshire presidentin Barak Obama kane shprehur kundershtimet e tyre ndaj ketij plani te propozuar nga republikanet duke thene se shkaterron programin e kujdesit shendetesor per te moshuarit dhe dobeson shume programe te tjera te ndihmes sociale.
Nje dite pas miratimit te buxhetit per muajt qe i mbeten vitit fiskal 2011 republikanet dhe demokratet u perplasen serish lidhur me shpenzimet federale per vitin tjeter fiskal. Porpozimi u mbeshtet ne mase nga republikanet por u kundershtua prerazi nga demokratet duke perfunduar me 235 vota pro dhe 193 kunder.
Shtepia e Bardhe e kritikoi planin si nje propozim qe ia ngarkon barren e borxhit atyre qe e kane me te veshtire ta perballojne i jep fund programit shendetesor per te moshuarit ne formen e tij aktuale nderkohe qe dyfishon koston e kujdesit shendetesor per kete segment te popullates ne menyre qe te shperbleje me me shume se nje trilion dollare shkurtime taksash milioneret dhe miliarderet sic shprehet Shtepia e Bardhe.
Ligjvenesi republikan Pol Rajan tha se plani qe kishte propozuar ofron kursime dhe i shpeton nga falimentimi programet sociale per te moshuarit dhe te varfrit duke krijuar gjithashtu mundesi per te shlyer borxhin kombetar.
Plani sjell rritje ekonomike. Nuk lejon rritje masive taksash. Plani mbron nga falimentimi programet ne ndihme te te moshuarve dhe te varferve. Ky plan permbush misionin per siguri shendetesore dhe pensioni per te gjithe amerikanet duke garantuar se ata qe dalin ne pension ose jane ne prag te pensionit do te mund te marrin ate qe u ishte premtuar. Plani gjithashtu i reformon keto programe ne menyre qe te jene efektive per brezat e ardhshem.
Por demokratet e analizojne krejt ndryshe propozimin. Kryetarja e pakices demokrate ne Dhomen e Perfaqesuesve Nensi Pelozi tha se demokratet kane ofruar nje plan me te mire alternativ.
Projekt-buxheti republikan shkel premtimin qe ky vend u ka bere te moshuarve se pasi kane punuar gjithe jeten do te kene mundesi ti varin shpresat ne programet qeveritare. Por plani i republikaneve u jep fund ketyre programeve ne formen aktuale dhe redukton ndjeshem asistencen per te moshuarit. Propozimi i detyron te moshuarit te blejne sigurime shendetesore nga kompani private ku do u duhet te paguajne mesatarisht 2 here me shume. Per disa prej tyre kjo shume mund te arrije ne 20000 dollare.
Republikanet thone se plani i tyre synon te kurseje te pakten 5 trilione dollare nga buxheti federal gjate dekades se ardhshme.
Shpenzimet federale pritet te vazhdojne te dominojne debatin ne Uashington nderkohe qe plani republikan nuk ka shanse te miratohet ne Senatin e kontrolluar nga demokratet. Kongresi duhet te vendose si do te reagoje tani ndaj faktit qe borxhi kombetar po i afrohet me shpejtesi nivelit te tij maksimal te lejueshem.