Greqia merr masa te reja per ristrukturimin e borxhit kombetar

Greqia thote se po shet pjesen e saj te disa ndermarrjeve ne pronesi te shtetit ne perpjekje per te shmangur ristrukturimin e borxhit kombetar.
Qeveria greke tha sot se shitjet mund te sjellin te pakten 33 miliarde dollare gjate pese viteve te ardhshme. Athina tha se planifikon te shese 34 per qind te aksioneve te kompanise energjitike te vendit nje kompani telekomunikacioni 29 aeroporte rajonale kazinote e menaxhuara nga shteti dhe operacione te tjera ne pronesi te qeverise.
Qeveria greke e perfshire nga kriza ekonomike u be vitin e kaluar vendi i pare qe pranoi nje pakete ndihmash financiare. Por tani analistet po theksojne gjithnje e me shume se vendit mund ti duhet te ristrukturoje borxhin per te ulur koston e huase dhe per te zgjatur kohen qe i duhet per ta paguar ate.
Gjate njoftimit mbi masat e fundit te qeverise kryeministri Jorgo Papandreu premtoi se qeverise nuk do ti duhet te ndryshoje pagesat e borxhit. Megjithate ai shtoi se pavaresisht nga ndihma financiare e marre vitin e kaluar Greqia eshte ende ne gjendje te veshtire.