E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhoma e biznesit të Diasporës, vështirësi për të sjellë remitancat në vend

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka organizuar një tryezë bisedimi lidhur kanalizimin dhe transmetimi i remitancave.

Kryetari i kësaj dhome vuri theksin në problematikat që kanë emigrantët shqiptarë kudo në botë për të sjellë paratë e tyre dhe për t’i investuar.

Luljeta Minxhozi, zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë theksoi se vendi ynë që prej vitit 2021 ka filluar me hapa konkrete ligjore në ndihmë të emigrantëve.

Remitancat janë një kontribues i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në shumicën e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, gjithashtu ndikojnë në rritjen e përgjithshme të prodhimit, tregtisë, tregut të punës, pasuritë e paluajtshme dhe segmentet e tjera të ekonomisë vendore.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›