Dhoma per Bersanin Senati per Berlusconin

Sondazhet e para paszgjedhore në Itali nxjerrin fitues bllokun e qendres se majtë të udhëhequr nga Pier Luigi Bersani, raportuan mediat italiane pas mbylljes zyrtare të votimeve të përgjithshme 2-ditore.
Me rezultatet zyrtare që pritet të konfirmohen në darkë, pritet që Partia Demokratike e Bersanit të konfirmohet si fituese mbi bllokun e dytë, atë të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, me nje diference rreth 5-6% me shume.
Ne Itali, Partia Demokratike renditet midis forcave te qendres se majte. Aleanca e qendres se djathtë të Berlusconit me partinë e ekstremit të djathtë të “Lega Nord” duket se ka grumbulluar 29% të preferencave.
Megjithate, ne Dhomen e Larte te Parlamentit, ne Senatin Italian, rezultati eshte shume i ngushte, me bllokun Berlusconi qe kryeson me 31%, PD-ne 30%, bllokun Grillo 25% dhe listen Monti 8%, deri ne oren 17:30.
Nese keto rezultate konfirmohen, me Parlamentin ne dore te PD-se dhe Senatin ne dore te Berlusconit, per Italine, negociatat per qeverine e re mund te rezultojne vecanerisht te veshtira.
Çfare do qe te ndodhe, i sigurt eshte rezultati befasues i partisë së komedianit Beppe Grillo. Pas një fushate të bazuar mbi ironinë dhe kritikat mbi të gjithë klasën politike ekzistuese, duket se forca e tij ka marrë rreth 20% të preferencave dhe mund të rezultojë vendimtare në llogaritë për koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Zhgënjyese janë rezultatet e para paraprake për Parlamentin per kryeministrin e fundit, Mario Monti, blloku i të cilit grumbulloi 8-10% të votave, një shenjë e qartë që italianët kanë votuar në shumicë dërrmuese për ndryshimin e kursit të ndjekur në vitin e fundit nga qeveria e tyre e teknokratëve.
Këto zgjedhje u zhvillian në një klimë pesimizmi në Italinë e përfshirë nga probleme të rëndësishme ekonomike. Ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës përballet me një borxh të lartë kombëtar, rënie ekonomike dhe masa të ashpra kursimi.
Rënia drastike e besimit tek politika u konfirmua edhe me pjesëmarrjen e ulët, e cila sipas të dhënave paraprake nuk i ka kaluar 60%, duke u vendosur në histori këto zgjedhje si një prej votimeve që i kanë interesuar më pak italianëve ndonjëherë.
Këto zgjedhje të përgjithshme në Itali ishin të parakohshme, pasi në dhjetor deputetët e bllokut të Berlusconit tërhoqën mbështetjen për qeverinë Monti, duke sjellë rrëzimin e saj.
Pothuajse të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këto votime kanë pranuar nevojën e programeve shtrënguese, për të rishëndoshur financat kombëtare, por ish-kryeministri Berlusconi sfidon këtë logjikë, duke premtuar ulje taksash dhe nxitje të mëtejshme për biznesin, si e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Në programin e tij ekonomik, Bersani ka një program të bazuar tek shkurtimet, por me disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me programin e Montit, të kritikuar prej ish-anëtarit të partisë komuniste si të paafektshëm dhe në gjendje vetëm që të zgjasë vuajtjet për italianët.