E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gati per referendum

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut te komisionit te ligjeve Ilir Rusmajli qe te formuloje kerkesen per referendum per votimin e 3 ligjeve per marjen e statusit kandidat.

Kjo pasi per berishen presidenti Nishani duhet te shprehet brenda marsit. Kryeministri tha se rama do humbe ne 23 qershor, ndaj skenari I bllokimit sipas tij do te vijoje dhe rruga e vetme eshte referendumi.

"Referendumi mbetet për t'u mbajtur pas zgjedhjeve. Sic do ta shihni, zoti Edi Rama po përgatit me vendosmëri skenarin e vitit 2009. Zoti Rama e di që ka të garantuar humbjen në zgjedhje. Unë jam këtu për t'i thënë Ramës: Bëj ç'të duash dhe kurrë mos e njih rezultatin. Zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe Rama në mënyrën më absolute do të anashkalohesh nëpërmjet referendumeve dhe nuk do të kesh me tagër kurrë të bllokosh procesin e integrimit. Zoti Rusmali, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, formuloni tekstin që këto ligje të shkojnë në referendum. Duhet ta dorëzojmë sa më shpejt në KQZ, në mënyrë që Presidenti të ketë mundësi në mars të japë verdiktin e tij. Si deputet i këtij vendi kam dëshirë të vendos firmën time në kërkesën për këtë referendum", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›