E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuarata për Casillas, largimi i Mourinhos

Mediat e kanë përcjellur me humor lajmin se Jose Mourinho nuk do të jetë në edicionin tjetër trajner i Real Madridit.

Në të njëjtën ditë festoj ditëlindjen portieri i Real Madridit, Iker Casillas. Portieri spanjoll e festoj ditëlindjen e tij të 32-të ndërsa me shaka kjo ditëlindje e tij është quajtur si me e mirë ndonjëherë.

Pikërisht Casillas me siguri që do të jetë një nga më të lumturit që Mourinho nuk do të jetë më trajner i Realit pasi që ka qenë trajneri portugez trajneri që e la në bankën rezervë ndoshta portierin më të mirë në botë./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›