E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani afron Xhafajn dhe Ahmetaj nga ekipi B

partizani BNga Edmond Sufaj

Pas ndeshjes finale të kategorisë së tretë midis Partizanit B dhe Orikumit, janë zbardhur dhe emrat e lojtarëve që do të kalojnë me ekipin e parë

Lojtarët e talentuar të Partizanit B do ti bashkohen skuadrës së parë. Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës B, Marko Pelixhi, si dhe drejtori teknik i Partizanit, Genc Tomorri. Duhet theksuar se ndeshja e djeshme finale midis Partizanit B dhe Orikimut, e vlefshme për finalen e kategorisë së tretë, u ndoq nga i gjithë stafi teknik i Partizanit me në krye trajnerin, Hasan Lika.

Mesa duket, krahas afrimit të lojtarëve të njohur në merkato, Partizani do të afrojë dhe talentet e saj nga ekipi B, i cili duhet theksuar se formohet totalisht nga lojtarë të akademisë së Partizanit. Autori i golit të parë në ndeshjen e djeshme, Xhafa konsiderohet një nga talentet e së ardhmes për ekipin e parë. Por në këtë ekip ka edhe disa elementë të tjerë që premtojnë shumë për ekipin e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›