Dhuna me bazë gjinore – Shqipëria, kapacitetet e burimeve njerëzore sipas standardeve të BE-së

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Në Maqedoninë e Veriut u mbajt konferenca dy ditore rajonale, mbi dhunën me bazë gjinore në kontekstin e migracionit.
Konferenca u organizua nga nisma rajonale “MARRI”, nën Presidencën e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë Ndërkombëtare, Hilfswerk, Sarajevë.
Përfaqësuesit e palës shqiptare theksuan arritjet në tërësi dhe të Ministrisë së Brendshme posaçërisht, si ministria lider në fushën e migracionit, azilit dhe antitrafikut të qenieve njerëzore.
Ndër to veçohen hartimi dhe zbatimi i legjislacionit; strategjitë kombëtare dhe planet e veprimit; rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
“Këto arritje janë jo vetëm në përmbushje të detyrimeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe për të rikonfirmuar vullnetin në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, sikurse për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël të migrantëve”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Ministrisë së Brendshme.
Konferenca rajonale mbi dhunën me bazë gjinore 1 nga 5/k.s//a.f/