E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna mes të miturve, Specialistët: Parandalimi nis me monitorim në familje e shkollë

Dy raste të konflikteve të dhunshme mes të miturve janë shënuar dy ditë më parë, ku shtatë të mitur janë përfshirë në dy ngjarje të ndryshme në qytetin e Korçës dhe në një fshat të Pogradecit.

Sipas specialistëve rastet e dhunës dhe konflikteve mes të miturve janë alarmante, ndërsa kur shtohet edhe përdorimi i armëve të ftohta, kemi të bëjmë me një rrezik serioz për jetën e tyre. Nikolina Bode mjeke psikiatre tregon se të miturit e adoleshentët duhen monitoruar nga ana e prindërve, të cilët duhet të jenë të parët që të vërejnë sjelljet agresive të fëmijëve të tyre.

Një rol të rëndësishëm për minimizimin e këtyre rasteve duhet të luajë edhe sistemi shkollor nëpërmjet mësuesve e psikologëve.

Presioni në rrjetet sociale është një tjetër faktor që çon të miturit në konflikte të dhunshme mes tyre, ndërsa në shumë raste nuk mbetet pas edhe konsumimi i pijeve energjike dhe drogave të ndryshme.

Gazetare: K. Koçi        

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›