Dhuna ndaj femrave tashmë zbret edhe në ambientet e gjykatave
Lajmet për dhunën barbare ndaj femrave shqiptare tashmë janë bërë të përditshme, aq sa ditën e sotme, një 25-vjeçare është dhunuar madje mu brenda ambienteve të gjykatës.
Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku 25-vjeçarja A.Sefa është dhunuar nga ish-bashkëshorti i vet, Genci Stefa.
Shkak për këtë është bërë fakti se gjykata ka vendosur që djalin 6-vjerçar të çiftit, ta mbajë pikërisht 25-vjeçarja.
Irritimin e vendimit të gjykatës, Stefa e ka nxjerrë tek bashkëshortja e tij, e cila ka denoncuar në polici dhunën, duke qenë se në ambientet e gjykatës nuk ka pasur oficerë policie që të ndërhyjnë./b.l