E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, ambasadori i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu: Autoritetet të hetojnë incidentet dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia

Ambasadori Jan Braathu, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë mbulimit të protestave në Shqipëri.

Jan Braathu

Në deklaratën e tij, Braathu thekson se liria e medias dhe e drejta e publikut për t’u informuar janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike.

“Raportimet e vazhdueshme për dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe për pengimin e tyre gjatë raportimit të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, janë shqetësuese. Liria e medias dhe e drejta e publikut për t’u informuar janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike”, shprehet ai.

Braathu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara dhe policia t’i mundësoj gazetarëve raportim të sigurt.

Jan Braathu: Raportimet e vazhdueshme për dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe për pengimin e tyre gjatë raportimit të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, janë shqetësuese.

Liria e medias dhe e drejta e publikut për t’u informuar janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike. Garantimi i sigurisë së gazetarëve është i domosdoshëm për respektimin e këtyre parimeve, edhe gjatë demonstratave publike, ku gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirisht, në mënyrë të sigurt dhe pa ndërhyrje të pajustifikuara. Këto parime pasqyrohen në Vendimin nr. 3/18 të Këshillit Ministror të OSBE-së për Sigurinë e Gazetarëve, i cili riafirmon angazhimet e shteteve pjesëmarrëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e përgjegjshmërisë për sulmet ndaj tyre.

U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara, përfshirë pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia. Po aq e rëndësishme është parandalimi i incidenteve të tjera. Për këtë qëllim, inkurajoj autoritetet ligjzbatuese që të zbatojnë plotësisht udhëzimet ekzistuese të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, duke garantuar që punonjësit e policisë të mundësojnë raportimin e sigurt dhe pa pengesa gjatë tubimeve publike.

Screenshot 2026-10-21 192722

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›