E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pasuria është grumbulluar në një rreth vicioz njerëzish”-Koha kur socialistët guxonin t’ia thonin në sy Ramës, fjalimi i fortë i Ditmir Bushatit dhe realiteti sotëm

Një fjalim i Ditmir Bushatit në Kuvend në 2019 po rikthehet në vëmendje në një tjetër realitet politik për Shqipërinë, në një kohë kur studentët janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

ditmir bushati

Në atë kohë, Bushati e cilësonte Shqipërinë në një “udhëkryq të madh” dhe ngrinte një pyetje që sot pas 7 vitesh mund të lexohet sërish në kontekstin e debatit politik shqiptar. “Pse palët politike nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të parë përpara?”

Duke iu referuar marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin, Bushati sillte si shembull faktin se dy vende që kishin qenë për dekada në konflikt politik e diplomatik arritën një kompromis.

“Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara? Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish”, shprehej Bushati ne ate kohe.

Shqipëria vijon të përballet me përplasje të forta politike, ndërsa kërkesa për institucione funksionale, dialog politik dhe përgjegjshmëri mbetet pjesë e debatit publik edhe sot e kesaj dite.

Fjalimi i Ditmir Bushatit në Parlament në 2019:

Lexova një artikull të “Financial Times” një prej gazetave prestigjioze. E dini me çfarë hapej faqja e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi?

Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë.

Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?

Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish.

Po 30-vjeçarët që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi si do t’ja shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo në raport me Evropën dhe vlerat demokratike.

Do vazhdojmë ti themi ishte faji i Enverit?!

30 vjet është më shumë se nga shpallja e pavarësisë shtet në 1912 dhe në fillimin e luftës së parë botërore apo pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftërave botërore.

30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë shqiptarët.

Është momenti i fundit të shikojmë nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›