E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj grave Berisha Denim te ashpra dhunuesve

Cdo rast dhune duhet te denoncohet pasi nuk mund te mbese I harruar brenda mureve te shtepise. Ka qene apeli i kryeministrit Berisha drejtuar grave te mbajtur ne nje aktivitet kunder dhunes.Kreu i qeverise i cilesoi si te shemtuara aktet e dhunes ndaj gruas ndersa siguroi se do te merren masa ekstreme ne ndeshkimin e personave qe ushtrojne dhune.

Krimineli eshte kriminel dhe kur kryhen me vetedije nje krim ai eshte i shemtuar. Por monster i vertete eshte ai qe vret gruan dhe kjo ndodh. Ju jap fjalen se sa te jem ne politike do bej cdo gje qe ata te cilet kalojne ne kete forme ekstreme dhune te kene nje denim te perjetshem dhe perfundimtar ne ligjet e ketij vendi tha Berisha.

Kryeministri theksoi se dhuna ndaj grave eshte nje nga problemet me themelore te kohes se sotme. Sipas tij fenomeni eshte universal dhe ka te beje se pari me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut por edhe me emancipimin e burrave ne nje shoqeri. Vetem ne Tirane numerohen me qindra raste te dhunes ndaj gruas ndersa me i perhapur mbetet fenomeni i dhunes ne familje.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›