E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha po zvarrit krizat parate e Shkodres per fushate

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha per zvarritje dhe rendim te krizave ne vend duke iu referuar situates se permbytjeve ne veri dhe krizes politike. Kreu i mazhorances nuk po merr ne konsiderate propozimin e socialisteve per adresim te fondeve per rehabilitimin e territorit per shkak se kerkon ti perdore ato per fushaten elektorale per zgjedhjet e majit deklaroi kreu i selise roze ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret.

Qeveria mjaftohet me arnime qe nuk zgjidhin asnje problem ne themel atehere nuk ka asnje dyshim qe te tjera deme do regjistrohen. eshte koha qe te ndryshoje teresisht fokusi i investimeve ne infrastrukture duke hequr dore nga shiritat elektorale nga investime qe behen cope e therrime per te prere shiritat kudo e per te hedhur hi syve dhe duke vendosur nje fond te konsiderueshem per te filluar nga rivenia ne pune e te gjithe nje sistemi te shkaterruar kanalizimesh tha Rama.

Mungese vullneti po shfaq kreu i mazhorances edhe per zgjidhjen e krizes politike tha Rama duke rikujtuar se oferta e fundit e PS megjithese e depozituar prej mese dy javesh. Ne do ti bejme te gjitha hapat te cilat i detyrohemi Shqiperise dhe shqiptareve si nje opozite qe kerkon te cliroje me cdo kusht e cmim zgjedhjet nga korrupsioni dhe nga deformimi u shpreh ai.

Kreu i selise roze tha se PS do te rinise protestat te nderprera per shkak te situates se permbytjeve duke perfshire edhe kerkesen per zgjidhje te situates se permbytjeve.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›