E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj grave, Simpozium nga shoqëria civile dhe Komunitet fetare

Shoqëria Civile e përfaqësuar nga Kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, së bashku me komunitetin myslyman shqiptar dhe me Myftininë e Tiranës, organizuan Simpoziumin Dhuna në familje.

Një panel prej katër vetash risolli në qendër të vëmendjes dhunën në familje, pas ngjarjeve të kohëve të fundit në vend, ku ajo ka qënë mëse e pranishme.

Myftiu i Tiranës dhe vetë Ballauri, përmendën 1200 rastet e dhunës në familje, kryesisht ndaj femrave, raste të cilat shpeshherë përfundojnë edhe me vrasje.

Një prej grave të pranishme foli rreth rëndësisë së ndërgjegjësimit të vetë grave.

Simpoziumi u mbyll duke risjellë në vëmendjen e të pranishmëve rëndësinë e temës së rëndë sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›