E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk jam monstër vajzat nuk ishin të virgjra (FOTOT e para brenda shtëpisë së tmerrit)

Gjyqi ndaj Ariel Castro-s, amerikanit që mbajti peng tre femra në shtëpinë e tij për më shumë se një dekadë, po mban të mbërthyer mbarë botën.

Castro u kërkoi falje tre viktimave të tij, por gjithashtu tha se aktiviteti seksual mes tyre përgjithësisht ka qenë konsensual.

I dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë falje, plus 1 mijë vite, Castro tha se ai nuk është monstër.

Vajzat nuk ishin virgjëresha. Ata kishin pasur disa partnerë seksualë para meje.

Unë nuk jam një person i dhunshëm. Thjesht i ka mbajtur ato aty në mënyrë që të mos iknin.

Këta njerëz duan të më paraqesin si monstër. Por nuk jam i tillë. Unë jam thjesht i sëmurë, vijoi Castro.

E kam Zotin dëshmitar kur them se nuk i kam rrahur kurrë këto femra. Nuk i kam torturuar kurrë.

Ne kishim shumë harmoni dhe bënim jetë të lumtur në atë shtëpi, vijoi ai.

Sipas tij, krimin e ka kryer sepse është i çmendur pas seksit.

Ndërsa gjykatësi, duke shqiptuar dënimin, tha se ai meriton të vdesë në burg.

Ti nuk e meriton të jesh në komunitetin tonë, tha gjykatësi.

Ndërkohë për herë të parë kanë dalë në publik foto të shtëpisë së tmerrit, ku Castro mbante viktimat e tij.

Në maj të këtij viti, tre femra nga Ohio- Amanda Berry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight u liruan nga shtëpia ku mbaheshin peng prej më shumë se një dekade.

Berry kishte edhe një vajzë gjashtë vjeç, që kishte lindur nga marrëdhënia e saj me Castro-n.

Castro u arrestua dy ditë pasi vajzat u arratisën.

Ndaj tij janë ngritur 977 akuza./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›