E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj policisë në protestë/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për veprimet e policisë, njërit prej të rinjve iu thye këmba, tjetri u përplas në asfalt

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar tre materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave të ditëve të fundit.

dhuna e policise

Në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po hetohen edhe veprime të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që gjatë protestës një të riu iu thye këmba, ndërsa një tjetër u përplas në asfalt nga policia duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe shtyllë kurrizore.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë me dije se nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave. Materialet e regjistruara lidhen, ndër të tjera, me ngjarjet gjatë të cilave janë dëmtuar shtetasit L.B. dhe M.S., si dhe me veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Prokuroria Tiranë, në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ndjek në vijimësi situatën e krijuar, me qëllim dokumentimin e çdo rasti të mundshëm të shkeljes së ligjit dhe kryerjen e veprimeve përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›