E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhuna në Afganistan nuk kursen as gazetarët

Një gazetar afgan është qëlluar për vdekje në një sulm nga persona të armatosur në provincën qendrore të Ghor, njofton BBC.
Bismillah Aimaq, kryeredaktori i një radio lokale, është të paktën gazetari i pestë që është vrarë në Afganistan në dy muajt e fundit.
Sipas “Reporterëve pa Kufij”, Aimaq mbijetoi të paktën një përpjekje tjetër mbi jetën e tij muaj më parë.
Aktivistët afganë për të drejtat dhe figurat pro-qeveritare gjithashtu janë shënjestruar në një trend të ri dhe shqetësues.
Shumë nga incidentet nuk janë marrë përsipër nga asnjë grup militant, por zyrtarët kanë akuzuar Talibanët se janë përgjegjës për shumicën e vrasjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›