E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, McCain kërkon anashkalim të OKB-së

Senatori amerikan, John McCain, ka thënë se forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad gjithnjë e më tepër janë duke përdorur helikopterë kundër kryengritësve, të cilët po kërkojnë përmbysjen e regjimit.

Duke folur në Institutin konservator American Enterprise, McCain tha Rusia dhe Irani po ofrojnë armë për Assadin, duke cituar akuzat e fundit të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, se Moska po i ofron helikopterë regjimit.

Rusia ka mohuar se ka dërguar helikopterë “të rinj” në Siri.

McCain kërkoi që të anashkalohet Këshilli i Sigurimit, ku Rusia ushtron të drejtën e vetos dhe të ndërtohet një koalicion që mbështet intervenimin ajror "si në Libi".

Në një intervistë dhënë NBC-së, McCain tha se mungesa e ndihmës së SHBA-së për kryengritësit sirianë është e "turpshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›