Vatikani akuzon gazetarët

Sekretari shtetëror i Vatikanit, Kardinali Tarcizio Bertone, ka akuzuar mediet për nxitje të skandalit në lidhje me publikimin e dokumenteve të fshehta të Vatikanit.
Njeriu numër dy i Vatikanit tha se gazetarët, të cilët po raportojnë në lidhje me skandalin e publikimit të dokumenteve të fshehta “po e luajnë rolin e Dan Brownit, po shpikin rrëfime dhe po përsërisin legjendat”.
Aludimi në Brownin është tejet aktual, pasi që ai ka shkruar librat “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe demonë”, në të cilat flitet për luftën për pushtet dhe për skandalet brenda kishës.
Vatikani së fundi u godit nga skandali, i cili përqendroi vëmendjen te përçarjet mes priftërinjve të lartë në Vatikan dhe nxiti kritika të ashpra në adresë të Bertones me ndikim.
Bertone akuzoi mediet italiane se po tentojnë të krijojnë përçarje mes Papa Benedictit XVI dhe bashkëpunëtorëve të tij.