E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne Tirane u denua nga Keshilli i Evropes dhe OSBE-ja

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes Thorbjrn Jaglanddenoi  protestat e dhunshme qe ndodhen sot ne Tirane.

Jam shume i shqetesuar per shperthimin e dhunes dhe per viktimat qe solli demonstrata ne rruget e Tiranes kete pasdite. Denoj te gjitha llojet e dhunes dhe i bej thirrje te gjitha forcave politike te angazhohen ne dialogun konstruktiv brenda institucioneve demokratike ekzistuese ne Shqiperi thekson ne deklaraten e tij Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes.

Edhe Kryetari i Radhes i OSBE-se Ministri i Jashtem i Lituanise Audronius Aubalis u beri thirrje te gjitheve ne Shqiperi te permbahen nga perdorimi i dhunes.

E drejta per te demonstruar vjen se bashku me pergjegjesine per ta bere kete ne menyre paqesore tha zoti Aubalis. Dialogu dhe bashkepunimi mund te kontribuojne ne zgjidhjen e problemeve me te cilat po perballet Shqiperia. Dhuna dhe deklaratat provokative vetem sa e perkeqesojne situaten.

Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj ne Shqiperi do te vazhdojne te punojne se bashku me dhe te mbeshtesin perpjekjet e autoriteteve institucioneve dhe aktoreve te shoqerise civile te Shqiperise per te konsoliduar demokracine te drejtat e njeriut dhe shtetin e se drejtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›