E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje aktivitet sensibilizues ne Durres


Dhuna në familje mbetet nje problem në shoqërinë shqiptare duke u bërë një shqetësim gjithmonë e më i ndjeshëm në opinionin publik.

Pavarësisht nga arsimimi, gjendja ekonomike apo identiteti kulturor, dhuna familjare prek me se shumti grate. Cdo jave ne Gjykaten e Durresit leshohen 4-5 urdhra mbrojtjeje per grate e dhunuara. Fenomeni shfaqet në të gjitha klasat e shoqerise, duke u shoqeruar me probleme te shumta ne aspektin mendor, shëndetësor, social, e ekonomik.

Në kuadër të ditëve kunder dhunës, ne qytetin e Durresit u organizuan nga pushteti vendor dhe shoqeria civile aktivitete te mbështetura nga PNUD dhe me pjesmarrjen e gjere te institucioneve, organeve te ndryshme vendore dhe qendrore, si dhe perfaqesuesve te biznesit. Zhvillimi i forumit me temë “Familje pa Dhunë - Shoqëri në Paqe” u shoqerua nga ccelja e panairit te punës.

Ky aktivitet u konceptua si një mundësi më tepër për anëtarët e reagimit të koordinuar për të diskutuar sfidat dhe arritjet, në menaxhimin e rasteve dhe zgjidhjen e problememeve të ndryshme që ato kanë. Dhjetëra pjesëza të një mozaiku të ndërtuar përpara pallatit të kulturës “Aleksander Moisiu” formuan një pllakat të madhe kundër dhunës duke bere pjese te ketyre diteve ndergjegjesuese nje pjese te mire te banoreve te qytetit bregdetar. Bashkia e Durresit eshte e para njesi vendore ne Shqiperi qe hapi 3 vite me pare zyren e barazise gjinore, duke synuar njohjen e realitetit dhe mbeshtetjen e grave, viktima te dhunes.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu
Trashëgimtari i Fronit Mbretëror, arrest kardiak që në 25 nëntor
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar
Vlorë, sekuestrohen 450 kilogramë hashash
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›