Gjendja ne veri e qete

Pas incidenteve të dy ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku janë lënduar rreth 30 ushtarë të forcave të KFOR-it, situata të mërkurën në terren raportohet të jetë më e qetë.
Autoritetet e rendit thonë se gjatë natës, por edhe në paraditen e sotme, nuk është raportuar ndonjë incident. Njëri nga zyrtarët për informim në KFOR, Dan Harvi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja në veri të Kosovës aktualisht është e qetë.
“Situata në këtë mëngjes është e qetë. Nuk ka pasur ndonjë incident”, tha zyrtari.
Edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se në përgjithësi situata në veri është e qetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se ngjarjet që kanë ndodhur në fshatin Jagenicë, nuk kanë ndikuar në pjesët e tjera të veriut të vendit.
“Ngjarjet e fundit, pas aksionit të KFOR-it në fshatin Jegenicë, përkatësisht në rrugën që lidh komunën e Zubin Potokut me Zveçanin, nuk kanë reflektuar në komunat tjera apo, më mirë thënë, në zonat e banuara me popullsi të përzier, çfarë ishte edhe shqetësimi kryesor i strukturave të sigurisë”, tha Hoti, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai bëri të ditur se në vendbanimet ku ka popullatë të përzier me shqiptarë e serbë janë ngritur masat e sigurisë.
“Policia e Kosovës ka ngritur vigjilencën kryesisht në zonat e banuara me popullatë të përzier ose edhe rreth objekteve vitale të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare në veri të Kosovës”, tha Hoti.
Dhuna dhe tensionet në veri janë të vazhdueshme, ndërsa serbët kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare në këtë pjesë të vendit.
Gjermania dhe Austria: Jo dhunës në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë, Ernest Reiqel dhe ai i Austrisë Johan Briger, vizituan ushtarët e lënduar gjermanë dhe austriakë të KFOR-it në spitalin në bazën e KFOR-it në Prizren.
Dy prej tyre kishin pësuar lëndime nga armë të zjarrit, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të rënda nga mjetet shpërthyese.
Të dy ambasadorët dënuan fuqishëm dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe shprehën shqetësimin e tyre për intensitetin e saj, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ata i kanë bërë thirrje popullit në veri të Kosovës, që mos të lejojnë të keqpërdoren nga kryesit e dhunës për qëllimet e tyre dhe që ta respektojnë mandatin e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Opozita kritika dialogut
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të mërkurën të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike. Loklir: Dhuna e papranueshme
Dhuna e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it, në Jagenicë, ka bërë që në Kosovë të vijë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir, i cili përçoi mesazhin se dhuna është e papranueshme dhe se KFOR-i rezervon të drejtën që t’i mbrojë me të gjitha masat ushtarët e vet. KFOR-i, mbush armët
Dhjetë orë pas një përleshje të fortë ndërmjet forcave të KFOR-it dhe serbëve të Jagjenicës, të Zubin Potokut, ku u plagosen rreth 25 ushtarë të KFOR-it dy prej tyre me armë zjarri, KFOR tregon “dhëmbët”. Prishtinë, reagim pas dhunimit të varreve hebraike
Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre, përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to.
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj denoncoi fuqishëm qeverinë e Serbisë, e cila nëpërmjet struktuarve paralele serbe dhe narrativës luftarake po pengon paqen dhe stabilitetin.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar
Vlorë, sekuestrohen 450 kilogramë hashash
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat