E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne futboll viktime e rradhes kampionati argjentinas

Dhuna në stadiume është kthyer në një shfaqje të zakonshme në futbollin latin, ndërsa viktima e radhës ka qënë kampionati argjentinas. Ndeshja e kategorisë së parë mes Huracan dhe Estudiantes është kthyer në një fushë beteje mes dy tifozerive që kanë pushtuar fushën e lojës.

Të irrituar nga pozicioni i vështirë në renditje dhe rreziku për të zbritur në një kategori inferiore, tifozët vendas do të nisnin dhunën në stadium, duke e detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen kur Estudiantes po fitonte me brezultatin 2-0. Tifozët nisën të hedhin në fushë gurë, stolat e stadiumit dhe sende të tjera të forta menjehërë pasi skuadra e tyre pësoi golin e dytë.

Nga ana tjetër, tifozët e Estudiantes pasi janë tallur me faktin që Huracan mund të zbresë në kategorinë e dytë I janë bashkuar dhunës duke u përleshur me fansat kundërshatarë. E gjithë kjo situatë ka detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen, ndërsa lojtarët kanë shpejtuar të lergohen nga fusha e lojës për t’i lënë vendin forcave të policisë, që kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i dhënë fund dhunës, e cila ka qenë e pranishme në këtë sezon të kampionatit argjentinas të futbollit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›