E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ne samitin per Europen Juglindore bojkoton Serbia

Serbia deklaron se do të bojkotojë samitin e presidentit të SHBA-së Barack Obama me krerët e shteteve të Europës juglindore dhe qëndrore në Varshavë.

Arsyeja është pjesëmarrja në të e presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 dhe 28 majit në kryeqytetin polak, deklaroi zyra e tij për gazetën e Beogradit "Danas".

Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Megjithatë, kjo është hera e parë në tre vjet që Serbia bojkoton një konferencë e nivelit të lartë si kjo në Varshavë. Aty ishte planifikuar një takim i veçantë bilateral mes Tadiç-it dhe Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›