E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në paraburgim,Vlashaj: Të ngrihet një agjenci supervizimi

Lëvizja Shqipëria e Re ka propozuar zgjidhjen e saj në lidhje me problemin e sjelljes së policisë në paraburgim dhe në marrëdhënie me qytetarët duke propozuar që të ngrihet një Agjensi Kombëtare Supervizimi, që të merret kryesisht me dhunën e policisë, por dhe me supervizimin e funksionimit të administratës.

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, tha se "unë dhe qytetarë të thjeshtë kërkojmë të shohim reagimin e policisë ndaj kriminelëve, por që në momentin që ne po diskutojmë për dhunën e policisë në një farë mënyre i krahasojmë vetë policët me kriminelët”.
 

Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, juristë dhe avokatë të cilët propozuan zgjidhje për këtë fenomen. “Dhuna e Policisë" ishte tema e parë që u diskutua me 24 qershor, nga Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Alternativen Civile duke iu bashkuar nismës së Ambasadës Amerikane "Vepro Tani".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›