E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolapsi i euros, një skenar shumë i mundshëm

Teksa kriza e borxheve po kërkeqësohet në Spain dhe Itali, ekspertët financiar gjermanë po presin pasoja katastrofike nga një ndarje e mundshme të euros.

Kjo do të përkthehej në shkatërrimin e  miliarda asseteve dhe në një record papunësie, madje edhe në Gjermani.

Jo shumë kohë më parë Mario Draghi, drejtori i Bankës Qëndrore Europiane, u shpreh me vetbesim dhe gëzim për të atë që ai e quajti Më e keqja kaloi. Sipas tij situata në eurozonë po stabilizohej dhe investitorët po rifitonin besimin.

Por javën që shkoi, sidoqoftë, ai nuk po dukej më kaq entuziast teksa ndau disa çmime për studentët më të mirë të cilëve iu drejtua me këto fjalë: Ju jeni brezi i parë që jeni rritur me euron dhe nuk keni qënë kurrë familjar me monedhat e vjetra. Uroj të mos na duhet t`i provojmë sërsish .- ka thënë ai.

Fakt që bankieri më i mdh i Evropës po lutet që të mos rikthehemi tek monedhat e vjetra kombëtare, kjo tregon se situata është vërtet serioze. Deri tani, kjo është parë thjesht si një mungesë korrektese politike, rikthimi i euros, por tani që konflikti i euros është përshkallëzuar në Evropë, tashmë e pabindshmja është kthyer e bindhme dhe kjo është çështje që përfshin të gjitha nivelet, politike dhe ekonomike.

Ja pse kolaspi i monedhës euro është një skenar i mundshëm

Ekspertët e investimeve në Bankën Gjermane ndiejnë tashmë që skenari i rikthmit të monedhave kombëtare tashmë është një skenar i munshsëm . Komapnitë gjermane po pregatiten që kompanitë  e tyre në Madrid apo Barcelonë t`i rikthehen sërish pessetave. Dhe në Itali ish-kryeministri po planifikon të ndërrmarrë një fushatë zgjedhore, me shumë gjasa këtë vit, të bazuar mbi një platform të rikthimit të lirave.

Asgjë nuk duket më e pamundur, madje as skenari ku të gjitha vendet e eurozonës t`i rikthehen monedhave dhe qindarkave të tyre të vjetra, dhe të mirëpresim sërish, market gjermane.

Kjo do ishte një ëndërr për politikanët nacionalist dhe një makth për ekonominë. Gjithçka që është rritur së bashku në dy dekada të historisë së euros, do të shpërbëhej e gjitha. Miliona kontrata, marrëdhënie biznesi dhe partnerishipe duhet të rivlerësohen, ndërkohë që mijra kompnai do të kenë nevojë për ndihmë kundër falimentos. E gjithë Evropa do të zhytej në një recession të madh. Qeveritë të cilat do detyrohen të marrin borxhe për të përmbushur nevojat buxhetore do të vihen për ball dy zgjedhjeve të vështira; ose të rrisin taksat, ose të vendosin barra financiare mbi qytetaët në formën e inflacionit të lartë.

Italianët dhe spanjollët kërkojnë që Gjermania tu jap më shumë garanci për borxhet e tyre. Por gjermanët janë gati ta bëjnë këtë vetëm më ksuhtin që të gjitha vendet europiane të transferojnë më shumë pushtet ne Bruksel, hapa këto që vendet e Evropës jugore nuk duan t`i marrin.

Matilda Alku/ IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›