E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në protestën e opozitës, Vangjeli: Berisha pret që Rama të veprojë si ai më 21 janar, por kjo është vija ndarëse

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi dhunën në protestën e opozitës duke thënë se kryedemokrati Sali Berisha pret që kryeministri Edi Rama të bëjë të njëjtën gabim si ai në protestën e 21 janarit 2011. Plumbat në bulevard ndaj protestuesve, tha Vangjeli, janë vija ndarëse mes palëve.

“Berisha pret që Rama të veprojë si ai më 21 janar, por kjo është vija e kuqe dhe ky është një kufi politik. Mund të ndodhë gjithçka, por nga godina drejt bulevardit nuk do të ketë plumba dhe kjo është vija ndarëse” tha Vangjeli.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli shtoi se nëse nuk do të kishte ndodhur dhuna ndaj protestuesve më 21 janar, historia do të kishte qenë ndryshe. Analisti nënvizoi se Berisha pret që të përsëritet e njëjta situatë.

“21 janari e rishpiku historinë, por nëse nuk do të kishte ndodhur ato të shtëna ndaj protestuesve, historia do të kishte qenë ndryshe. Rama dhe Berisha e dinë këtë dhe për këtë arsye, Berisha pret që ai të mos bëjë të njëjtën gjë. Kjo është vija e kuqe mes palëve”, tha analisti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›