E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne veri NATO Te shqetesuar KFOR beri detyren

BRUKSEL- NATO-ja shpreh shqetesim per situaten ne pjesen veriore te Kosoves dhe u beri thirrje te gjitha paleve ne permbajtje dhe bashkepunim te plote me faktorin nderkombetar me qellim qe te sigurohet liria e levizjes.

Jemi te shqetesuar per zhvillimin e ngjarjeve ne pjesen veriore te Kosoves dhe i percjellim me vemendje deklaroi zedhenesja e NATO-s Oana Longesku.
Ne deklarate ftohen te gjitha palet te tregojne permbajtje dhe te vendosin bashkepunim me perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare.

Qellimi i KFOR-it eshte qe te kontribuoje per mirembajtje te mjedisit te siguruar dhe te sigurt liri te levizjes dhe sigurise se Kosoves ne pajtueshmeri me rezoluten 1244 deklaroi Longesku.

Longesku theksoi se KFOR-i detyren e tille e ploteson me kujdes ne menyre te drejte dhe te paanshme. NATO-ja plotesisht i mbeshtet komandantet e KFOR-it ne plotesim te ketij mandati theksoi ajo.

Komandanti i KFOR-it paraprakisht deklaroi se ushtaret pasi qe jane gjetur nen sulmin me plumba ndaj ketij akti kriminel jane pergjigjur me mjete pa pasoja fatale sic jane plumbat prej gome gazi lotsjelles dhe topat me uje.

Disa dhjetera serb te Kosoves dhe 25 ushtare te KFOR-it jane lenduar ne perleshjet te cilat edhe dje shperthyen ne barrikadat ne afersi te fshatrave Jagnjenice dhe Zubin Potok

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›