E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster bllokohen dhe 98 kg droge 1 ne kerkim

GJIROKASTER- Operacioni Ngrica 2 sekuestron 98 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa. Kjo eshte sasia e dyte lende narkotike qe sekuestrohet brenda 2 ditesh nga policia e Gjirokastres.

Operacioni eshte kryer ne aksin rrugor Kelcyre-Permet. Automjeti i cili transportonte lenden narklotike eshte vene ne ndjekje nga policia. Sapo ka pikasur policine drejtuesi i mjetit eshte kthyer mbrapsht duke u larguar menjehere.

Ne ndjekje e siper drejtuesi i mjetit ka hedhur ne ferra 98 pakot e mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre ndodhej lenda narkotike. Rreth 1 km me tutje drejtuesi I mjetit ka braktisur makinen dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te pyllit. Nga verifikimet paraprake policia identifikoi dhe shpalli ne kerkim drejtuesin e mjetit 26 vjecarin me inicialet V.A nga Kelcyra.

Lenda narkotike dhe automjeti jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nderkohe qe po punohet per kapjen e autorit.
Dje u kapen 75 kg mariuane dhe 4 persona u shpallen ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›