E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhuna para Bashkisë së Tiranës, arrestohen tre protestues

Tre protestues u arrestuan në flagrancë nga policia e kryeqytetit: dy prej tyre për përdorim të molotovit ndaj godinës së Bashkisë Tiranë, ndërsa tjetri për dhunimin e një polici.

Të parët janë dy 18 vjeçarët Kevin Vidrica e Bernard Metaliaj, ndërsa e treti është Franci Kaloshi.

Ndërkaq, janë proceduar në gjendje të lirë janë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, koordinatori i Rithemelimit për Tiranë, Klevis Balliu dhe dy të tjerë, Enri Vrenozi dhe Dardan Bardhi, ndërsa u shpallën në kërkim edhe tetë të tjerë.

Uniformat blu thonë se të arrestuarit kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Të premten, para bashkisë pati përplasje mes forcave të policisë dhe tubuesve të opozitës, që kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të këtij institucioni, për dosjen “5d”.

Mbështetësit e opozitës në shenjë revolte qëlluan me bomba molotov si dhe me bojë godinën e bashkisë.

TË ARRESTUAR     
Franci Kaloshi
Bernard Metaliaj
Kevin Vidrica

NË PROCEDIM

Tedi Blushi
Klevis Balliu
Enri Vrenozi
Dardan Bardhi

NË KËRKIM

Avni Tobli
Rubin Dashi
Artan Muçmata
Joni Hoxha
Besim Ziri
Besar Gjeçaj
Erjon Prenga
Alfred Pëllumbi

/vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›