Dhuna policore, tifo-grupi i madh shqiptar solidarizohet me studentët e pedagogët: Do pezullojmë aktivitetin! Represioni i bluve, jo i panjohur për ne
Grupi i tifozëve Ultras Guerrils ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të tij në stadiume, duke bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme.

Përmes një deklarate, grupimi ka shpjeguar se ky vendim lidhet me situatën e krijuar nga protestat dhe denoncimet për dhunë policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve.
Deklarata e plotë:
UG pezullon aktivitetin tifozerik.
Konfirmojmë kështu që nuk do të jemi prezent në ndeshjet e ardhshme si pasojë e situatës së protestave, represionit dhe dhunës policore me të cilën po përballen studentët, pedagogët dhe populli.
Dhunë kjo që për ne nuk është e panjohur, pasi në stadiume kjo metodë dhe arrogancë shfaqet ndaj nesh edhe tifozerive të tjera në mënyrë sistematike.
Idealet tona mbeten si flamuj që valëviten të lirë edhe pse erë e fortë fryn kundër!