Dhuna tek të miturit, Ina Rama qarkore prokurorive
20/07/2009 Kërkohet reagim ndaj rasteve abuzive dhe respektimin e të drejtave të të miturve
TIRANE- Një studim i kryer pak kohë më parë nga përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit dhe inspektorëve të Avokatit të Popullit, lidhur me keqtrajtimin e të miturve në burgjet shqiptare, ka bërë që menjëherë të reagojë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama si dhe drejtues të lartë të policisë shqiptare. Shumica e të miturve që kishin provuar hijen e rëndë të qelisë dhe të gardianit të burgut, kanë pohuar se prokurorët dhe oficerët e policisë gjatë procesit hetimor, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre, në mënyrë që ata të pranonin një vepër penale apo të tregonin bashkëpunëtorët e një krimi. Mirëpo siç duket me këtë trajtim nuk është pajtuar Kryeprokurorja Ina Rama, e cila sapo është njohur me studimin e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, ka vendosur ti dërgojë të gjithëve drejtuesve të prokurorive të rretheve nga një shkresë, në të cilën ajo i kërkon atyre respektimin me rigorozitet të të drejtave të të miturve. Në rastet kur do të konstatohet se përfaqësuesi i Prokurorisë nuk ka respektuar plotësisht standardet e të drejtave të të miturve, atëherë ndaj tij, do të merren masa ndëshkuese deri në pezullim nga detyra. Por shkresa e Kryeprokurores Ina Rama nuk ka përfunduar me kaq, pasi në të numri një i akuzës shqiptare, ka renditur edhe disa detyra të tjera, për të cilat vartësit e saj, duhen të jenë tepër të vëmendshëm dhe reagues ndaj rasteve kur gjatë procesit hetimor, të miturit deklarojnë se janë dhunuar gjatë procesit hetimor. Ina Rama u rikujton prokurorëve se Kodi Penal u jep atyre të gjitha mundësitë për të verifikuar rastet si dhe të fillojnë hetimet kryesisht për të zbardhur rastet e dyshimta. Gjithashtu në qarkoren e dërguar prokurorive të rretheve, Kryeprokurorja thekson se në rastet kur njerëzit e akuzës janë në dijeni të abuzimeve me të arrestuarit e mitur, ata duhet të marrin masa të menjëhershme për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë. Pritet që raste precedentë të zbuluar nga inspektorët e Avokatit të Popullit të verifikohen edhe nga Drejtoria e Inspektimit që ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme. Në qoftë se përfaqësuesit e kësaj të fundit do të gjejnë shkelje, atëherë ndaj prokurorit që i ka kryer ato, do të regjistrohet një procedim disiplinor dhe abuzimet e tij, do analizohen nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Lidhur me qarkoren e dërguar prokurorive të rretheve, Ina Rama ka informuar edhe institucionin e Avokatit të Popullit.
Qarkorja e prokurorive
Duke marrë shkas nga një studim i kryer nga përfaqësuesit Komitetit të Helsinkit dhe institucionit të Avokatit të Popullit, u është dërguar një qarkore të gjithë prokurorive të rretheve gjyqësore në shkallë vendi, me qëllim që të merren masa për parandalimin e shkeljeve të dispozitave ligjore që garantojnë të drejtat procedurale të të miturve në procesin penal. Në të u kërkohet njerëzve të akuzës të marrin të gjitha masat në mënyrë, që keqtrajtimi i fëmijëve gjatë procesit hetimor të marrë fund, pasi në rast të kundër e gjithë përgjegjësia ligjore dhe morale do të bjerë mbi ta.
Studimi tek të miturit
Shkeljet Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, inicioi një studim duke aplikuar procedurën intervistuese me të gjithë të miturit e paraburgosur që ndodheshin më datën 20 maj 2009 në Institucionin e Paraburgimit 313 Tiranë. Pas intervistimit të të gjithë të miturve, rezultoi se nga 16 të mitur të paraburgosur që mbaheshin atë ditë në ambientet e Paraburgimit 313 Tiranë, 12 prej tyre ose 75% e të anketuarve, pohuan se ishin përballuar me dhunë sistematike gjatë ndalimit ose arrestimit nga efektivat e policisë, ose gjatë marrjes në pyetje nga Oficerë të Policisë Gjyqësore.
Dhunimi i fëmijëve
Në dijeni vihen katër institucione
TIRANE- Pjesa dërrmuese e të miturve, që mbahen në paraburgimin “Jordan Misja” të Tiranës, kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga policia dhe oficerët gjyqësorë. Të gjitha detajet e kësaj dhune tregohen qartë në një raport të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, i cili ende nuk është publikuar, por që tashmë i është dorëzuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së përgjithshme të Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se në studim ka të dhëna konkrete ku tregohet se shumica e të miturve në burgje dhunohen fizikisht, në pjesë trupi ku nuk mbeten shenja, kryesisht në shputat e këmbëve, duar dhe në pjesën e pasme të kokës. Të miturit, iu kanë thënë komisionerëve, se sistematikisht janë përballur me shufra hekuri, shkopinj gome e kabllo elektrikë. Kjo ka ndodhur gjatë hetimit paraprak, që të sigurohej më shumë informacion prej tyre. Gjithashtu në raport denoncohet neglizhenca totale e Prokurorisë, kur të miturit kanë folur në gjykatë për rastet e dhunës. Dhuna ka qenë në të gjitha rastet e kombinuar, fizike dhe psikologjike, dhe ka pasur si synim që të “ndëshkojë” të miturit për aktin e kryer dhe tiu kërkojë atyre pranimin e akuzës. Katër të mitur që kanë pohuar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë policore, 3 prej tyre kanë deklaruar se janë dorëzuar vetë në polici dhe kanë pranuar që në momentin e parë kryerjen e veprës penale.
Ankesat e familjarëve
“Nuk lejohemi të takojmë fëmijët tanë”
TIRANE- Në pjesën më të madhe të rasteve është konstatuar se të miturit në burgje keqtrajtohen për të pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre, por edhe që ata të japin më shumë informacione gjatë marrjes në pyetje. Ka raste shqetësuese kur oficerët e policisë nuk kanë lejuar edhe familjarët e të miturve, për ti takuar këta të fundit. Kjo gjë në shumicën e rasteve ndodhur një ose dy orë pas arrestimit dhe shoqërimit të tyre në ambientet e policisë. Në ankesat që kryejnë familjarët pranë Avokatit të Popullit tregohen se në disa raste të miturit traumatizohen më shumë gjatë kohës së qëndrimit në komisariate se sa jashtë ambienteve të tyre. E gjithë kjo sipas tyre ndodh si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike që ata marrin nga punonjësit e policisë. Ndërkohë ajo që vihet në dukje është se këto raste nuk ndodhin në të gjitha rajonet e policisë shqiptare, pasi ka dhe vende ku trajtimi është konform procedurave që përcakton ligji. Raporti flet edhe lidhur me kushtet e higjienës në burgun e Vaqarit, ku strehohen aktualisht 166 të dënuarit, nga të cilët 13 janë të mitur. Sipas raportit, në ambientet ku ishin strehuar të miturit nuk kishte mbipopullim, por dhomat ishin të ftohta, me sistem elektrik të dëmtuar si dhe me lagështirë. Madje edhe biblioteka ku këta të fundit kalonin një pjesë të mirë të kohës gëzonte të njëjtat kushte.