Certifikimi i zgjedhjeve, pritet dorëheqja e Ramës
20/07/2009 Përplasje mes grupeve në PS
Certifikimi i procesit zgjedhor dhe formimi i qeverisë nga e djathta pritet të pasohet me dorëheqjen e kreut aktual të Partisë Socialiste Edi Rama. Kjo bazuar pikërisht në statutin e kësaj partie, e cila e ka të mirëpërcaktuar zhvillimet brenda kampit rozë sa i takon kryesimit të saj në rast humbje të zgjedhjeve të përgjithshme legjislative. Tashmë çdo ditë e më shumë po përvijohet ndarja mes përfaqësuesve të kësaj partie, ku njëri grup është pozicionuar në mbështetje të Ramës, pra që nuk janë dakord me largimin e këtij të fundit, pasi janë pikërisht figura që u bënë pjesë e PS-së falë afrimit që kryetari aktual u bëri në radhët e saj. Nga ana tjetër janë jo pak eksponentë të Partisë Socialiste që kërkojnë pikësëpari të pranohet humbja në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nga kryetari Rama dhe më pas të bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë që çuan në një rezultat të tillë, për të kaluar pastaj në një tjetër hap, e konkretisht në respektimin e kushtetutës së kësaj partie, që përcakton qartë se kryetari i partisë duhet të largohet në rast humbje të sfidës elektorale. Përvijimi i këtyre dy grupimeve po duket gjithmonë e më qartë në deklaratat jo të shpeshta të përfaqësuesve të secilit prej kampeve. Kupola rozë ende pa përfunduar procesi i numërimit të votave pati deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. E kjo duke u bazuar në shkeljet e vëna re gjatë këtij procesi, por sidomos mosnjohja e rezultatit kushtëzohet qartë dhe prerë nga qëndrimi që do mbajnë institucionet e ngarkuara me ligj mbi kërkesat e ardhura nga Partia Socialiste për transparencën e votës në Qarkun e Beratit, Shkodrës e Tiranës pas betejës së fituar lidhur me mandatin e nëntë në Fierit. Por pretendimi i ngritur përgjatë gjithë kësaj kohe nga kryetari i PS-së Edi Rama, edhe pse ka gjetur mbështetje nga një pjesë e mirë e grupit parlamentar të kësaj partie, nuk është pranuar nga pjesa tjetër, të cilët, ndonëse jo zyrtarisht, i kanë kërkuar Ramës që të heqë dorë nga një taktikë e tillë dhe të pranojë humbjen e garës. Ndërkohë burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se është pikërisht ky grupim që kundërshton mospjesëmarrjen në Kuvend dhe është në pritje të certifikimit të zgjedhjeve, për të nisur më pas respektimin e rregullores që dikton ligji themeltar i Partisë Socialiste, duke nisur fillimisht me një analizë të detajuar të rezultatit që mori kjo parti në këto zgjedhje dhe me përgjegjësitë për humbjen e tyre, për të insistuar më pas deri në dorëheqjen e kryetarit Rama nga posti.
Humbja e PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit
Islami: Shkaqet të karakterit politik, jo të sistemit
Strategjia e zgjedhur nga lidershipi i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit solli dhe humbjen e kësaj partie në këtë garë. Ky është qëndrimi i deklaruar dje nga sekretari për çështjet zgjedhore pranë PS-së Kastriot Islami. Për më tepër, sipas tij, humbja e koalicionit të kryesuar nga PS-ja nuk ka qenë si pasoje e sistemit, por shkak janë bërë faktorë të tjerë të karakterit politik. “Humbja nuk ka ardhur nga sistemi, por ka ardhur nga faktorë të tjetër të karakterit politik, të përcaktimit të taktikave, të strategjisë, të programit e kështu me radhë”, - u shpreh Islami lidhur me këtë çështje. Ndërkohë sekretari socialist nuk vonoi të sqarojë më tej sa i takon këtij qëndrimi. “Nuk ka aspak rëndësi se PS-ja mund të ketë marrë edhe 10 mijë vota më shumë se PD-ja, madje argumenti se ne kemi marrë më shumë vota si parti, por jo si koalicion është një defekt i teknologjisë politike për përdorimin e këtij sistemi. Ky sistem është një sistem që i vendosjes së të gjitha partitë politike dhe koalicionet në kushte të barabarta. Kush e shfrytëzon më mirë atë, arrin të fitojë zgjedhjet.” Në gjykimin e tij formula dhe sistemi nuk kanë pasur asnjë problem, por kush ka ditur ti shfrytëzojë këto të fundit ka fituar zgjedhjet. “Ky sistem, në një mënyrë ose në një tjetër, duke pasur parasysh përbërjen e elektoratit shqiptar, e favorizon të majtën shqiptare. Këtu kam parasysh një të majtë të bashkuar: PS-në, koalicionin e saj dhe koalicionin e LSI-së, por jo një të majtë të përçarë. Ky sistem favorizon një të majtë të bashkuar. Kjo është arsyeja kryesore pse e majta nuk arriti të ketë shumicën në Parlamentin shqiptar dhe e dyta të krijojë një koalicion qeverisës”, - deklaroi Islami.
Statuti i PS-së
Statuti i Partisë Socialiste e ka të përcaktuar pozicionin e kryetarit të saj në rast se partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, pika b e nenit 28 përcakton se “mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative”. Pra, mbetet që pas publikimit të rezultateve në mënyrë zyrtare të dalin në dukje zhvillimet brenda kampit rozë. Kjo pikë e statutit u shtua në kohën kur ndryshimet statusore u bënë nën “survejimin” e vetë kreut aktual Edi Rama. Kjo pasi, edhe pse ish-kryetari socialist Fatos Nano dha dorëheqjen më 2005-n, pasi PS-ja humbi në zgjedhjet parlamentare, kjo ishte vetëm një iniciativë personale e tij dhe jo e diktuar nga kushtetuta e partisë.
Baza socialiste
Shiroka: Rama të respektojë statutin e PS-së
Largimi i kryetarit aktual të PS-së Edi Rama po kërkohet së fundi edhe nga baza socialiste. Kështu, deklaratave të ardhura nga përfaqësuesit e kësaj partie në qendër u bashkohen dhe thirrjet nga degët e PS-së në rrethe, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Kreu i PS-së për Shkodrën, Edi Shiroka, kërkoi nga kryetari Rama të zbatojë statutin duke dhënë dorëheqjen. “E rëndësishme është bërja e analizave, sepse nuk ka thjesht një dorëheqje pa bërë analizën. Analiza është ajo që të vë në pozita pune, të tregon se ku janë dobësitë, në mënyrë që këto gabime të mos bëhen më, të mos përsëriten dhe dorëheqja pastaj është një proces që vjen normal, pra duhet të zbatohet statuti i partisë. Në statut thuhet në mënyrë laksative se humbësi largohet. Respektimi i statutit është laksative, detyrim i çdo anëtari të PS-së, duke filluar nga baza e deri te kreu i partisë.”
Përgjigjja e Ramës
“Jo dorëheqje, PS-ja fitoi në zgjedhje”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mënyrë të prerë dhe të qartë deklaroi dy ditë më parë se do të vijojë të jetë në krye të kësaj partie. Një qëndrim të tillë ai e bazon në faktin se “PS-ja nuk ka humbur në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit”. “Unë jam kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta detyrimet dhe radhën e punës sime. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut për të mos lejuar që ajo që ndodhi më 28 qershor të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep ligji zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më lejohet”, - vuri në dukje Rama, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë të deklaratave të përfaqësuesve socialistë që kërkojnë largimin e tij.
Deklarata e Malajt
“Statuti është i respektueshëm nga të gjithë”
Kandidati për deputet i PS-së Arben Malaj, njëkohësisht dhe anëtarë i kryesisë së kësaj partie, kërkoi respektimin e statutit nga lidershipi i PS-së. Pak ditë më parë Malaj komentoi rezultatin që mori PS-ja në zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe dha vlerësimet e tij mbi zhvillimet e mëtejshme në këtë parti. “Ne duhet të njohim se çfarë solli të re në drejtimin e Partisë Socialiste Rama dhe ku filozofia e tij nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore besoj se do të jenë të respektueshme nga të gjithë. PS-ja duhet ti shpëtojë krijimit të një ambienti jobashkëpunues dhe rruga më e mirë në këto raste, prandaj është vepruar me qetësi në vitin 2005, është respektimi i statutit. Periudha deri në plotësimin e një procesi statutor për garë brenda partisë duhet të jetë e tillë që të gjitha personalitetet e PS-së më shumë të bëhen pjesë e së ardhmes, sesa të vrapojnë për të shkuarën”, - vuri në dukje Malaj.
Kritikat e Blushi
“Rama humbi, të dorëhiqet
Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi e cilësoi të gabuar dhe joserioze qëndrimin e lidershipit të kësaj partie lidhur me rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se “tani që partia humbi unë jam më i fortë se kurrë”. Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në Partinë Socialiste është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie”, - vlerësoi Blushi, duke mos kursyer kritikat mbi kreun e partisë së tij, duke dhënë qartë qëndrimin e tij për humbjen në zgjedhje të socialistëve.