E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në Kavajë, fiton Lushnja

Luftëtari fiton edhe në Fushë-Krujë duke ruajtur kreun e renditjes, me tri pikë më shumë se Kukësi. Dopieta e Norës, që ngjitet në kuotën e 14 golave në këtë kampionat, dhe rrjeta e Rraboshtës, kanë superuar barazimin e përkohshëm të Lushës dhe ngushtimin e diferencës në rezultat nga Mitraj, duke i lënë me gisht në gojë fushëkrujasit, të cilët nuk kanë pasur këllqe për të përballuar bluzinjtë. Më të njëjtën monedhë është përgjigjur edhe Kukësi, teksa ka mundur pastër e thellë, me rezultatin 6-1 Vlorën. Vendësit kanë shënuar golin më të shpejtë të kampionatit, që në sekondën e 15-të të lojës, me anë të Malos, që ishte i 12-ti për të. Ndërkaq, veç këtyre dy skuadrave, që janë shfaqur të plota edhe këtë javë, duke ruajtur hapin, e vijojnë betejën për tu ngjitur një kategori më lart sezonin e ardhshëm edhe Lushnja e Besëlidhja. Lushnjarët kanë gjunjëzuar verdhezinjtë e Gugash Maganit, duke i mundur në Kavajë. Dervishaj dhe Canka zhvlerësuan golin e Bubeqit. Pavarësisht ecurisë normale të takimit dhe kushteve ideale që KS Besa kishte marrë për sistemimin e tifozëve miq, këta të fundit u konfrontuan në stadium. Ndërsa ekzekutohej një goditje këndi për Besën, dhjetëra bidonë plastikë uji vërshuan nga aneksi ku ishin tifozët lushnjarë drejt lojtarëve kavajas. Gjyqtari Janku ndërpreu takimin dhe, pas konsultimeve me delegatin Kotherja, pranoi të mbaronte ndeshjen.

Kategoria 1/ Java 25
Gramozi-Skrapari        2-1
Shënues: Hysolli 15, Shupe 41/
Brata 7
GramshiBesëlidhja    0-1
Shënues: Kaçi 572
IliriaLuftëtari        2-3
Shënues: Lusha 512 , Mitraj 852 / Nora 52 , 762 , Rraboshta 532
Besa-Lushnja        1-2
Shënues: Bubeqi 66/ Dervishi 19, Canka 83
BurreliButrinti        2-0
Shënues: Ivanaj 192 , 872
KukësiVlora        6-1
Shënues: Malo 1, 84, Mziu 8, 71, Hamzai 18 Prençi 80/ Hoxha 31 (p)
ADAHimara        1-2
Shënues: Lifja 88/ Gjondeda 48 (p), 76
MamurrasiElbasani    3-1
Shënues: Selaci 40′, Bega 66′, Baçi 68′ (p)/ Gava 6′

Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    GSH    GP    P
1. Luftëtari     25     19     2     4     43     17     59
2. Kukësi    25     18     2     5     51     19     56
3. Lushnja     25     16     5     4     42     14     53
4. Besëlidhja     25     14     6     5     25     10     48
5. Besa    25     15     3     7     38     26     48
6. Elbasani     25     10     5     10     36     38     35
7. Gramshi     25     9     7     9     29     32     34
8. Burreli     25     10     3     12     21     30     33
9. Ada    25     7     9     9     29     29     30
10. Butrinti     25     7     7     11     25     31     28
11. Mamurrasi     25     8     4     13     27     37     28
12. Iliria     25     8     3     14     31     38     27
13. Gramozi    25     8     2     15     19     39     26
14. Himara     25     5     5     15     22     35     20
15. Skrapari     25     3     9     13     16     36     18
16. Vlora    25     4     6     15     21     44     18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›