Interi rivalizon Chelsean për Blanc

Interi raportohet se dëshiron ta rikthejë në klub përzgjedhësin e Francës, Laurent Blanc.
Trajneri francez pritet të jetë i lirë pas përfundimit të Euro 2012 ndërsa thuhet se ai do të marrë nën drejtim Chelsean.
L`Equipe shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke rinovuar interesimin e tij në Blanc, i cili do të mirëpriste një rikthim në klub.
Blanc kishte veshur fanellën e Interit nga viti 1999 deri në vitin 2001 gjatë karrierës së tij si lojtar.