E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhune ne ndeshjen Hamburg- St.Paul. 6 te plagosur

Dhuna ne futboll ka goditur nje nga kampionatet me te rendesishem te Evropes si Bundesliga gjermane. Derbi i Hamburgut mes skuadres me te njejtin emer se ekipit tjeter rival te qytetit St.Pauli eshte shoqeruar me ngjarje te dhunshme perpara dhe pas zhvillimit te ndeshjes.

Tifozerite e te dyja skuadrave rivale u perplasen mes tyre ne rruget e Hamburgut pak ore perpara nisjes se takimit qe u mbyll ne barazim 1-1. Ky rezultat shtoi me shume inatin e tifozeve qe vijuan me perleshjet e dhunshme edhe pas daljes nga stadiumi.

Ne perpjekje per te ndalur incidentet e metejshme nderhyri policia lokale e cila raporton 6 oficere te plagosur me shume se 50 tifoze te arrestuar dhe po kaq te plagosur ne radhet e fansave te plagosur gjate perleshjeve ne rruget e qytetit.

Rremujat vazhduan per nje kohe relativisht te gjate pasi me shume se 1500 tifoze te Hamburgut qe ne kete takim ishte skuadra udhetuese provokuan zjarre ne rruget e lagjes Altona. Kjo eshte nje ngjarje e rralle ne kampionatin gjerman i cili shquhet per disiplinen e tij ndryshe nga disa kampionate te tjere te Evropes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›