Seria A Juventus rikthehet tek fitorja

Bardhezinjte torineze munden me rezultatin 4 me 0 ne transferte Udinezen qe edhe pas javes se trete mbetet ne kuoten e 0 pikeve.
Golat u shenuan nga Bonuci ne minuten e 18 Kualjarela ne te 24 Markisio 43 dhe Jakuinta ne te 77.
Kampionet ne fuqi te Interit ne ndeshjen ndaj Palermos edhe pse e mbyllen pjesen e pare ne disavantazhin e nje goli permbysin gjithcka ne fraksionin e dyte duke fituar 1-2 dhe duke u larguar nga fusha e veshtire e siciliane me 3 pike.
Nderkohe ne ndeshjet e tjera Bolonja shtang Romen e Ranierit ne Olimpiko teksa i ka rrembyer nje barazim ne sekondat e fundit te takimit duke barazuar 2-2. Parma barazoi me Xhenoan 1-1 Kievo u mund nga Breshia ne shtepine e vet me rezultatin 0-1 Cezena fitoi fale golit te Erjon Bogdanit ndaj Leces 1-0 dhe Bari barazoi pa gola me Kaljarin.
Ndeshja e mbremjes mes Sampdoria dhe Napolit mbyll javen e 3-te te Serise A.