E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhunimi i së miturës në kopësht/ Manja: U krye akti i ekspertimit, u nis dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të dhunimit të fëmijës së mitur 3-vjeçar në një kopësht privat pak ditë më parë.

Manja ka bërë me dije se akti i ekspertimit të fëmijës, është kryer ditën e djeshme (8 nëntor) nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është nisur në të njëjtën ditë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Pak sekonda më parë ka patur një reagim zyrtar që ka arritur përmes zëdhënësit të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3-vjeçar, që është dëmtuar në një kopësht privat, ju bëj me dije se:

Vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur më 07.11.2023 na Instituti i Mjekësisë Ligjore rreth orës 13:30 të mesditës, dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktit të ekspertimit të fëmijës. Dje, më 08.11.2023, akti i ekspertimit të fëmijës u krye dhe u nis po dje për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. I urojmë shërim të shpejtë vogëlushes”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë të lexuar në emisionin e “Mirëmëngjesi Shqipëri” nga gazetari Ermal Qori.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›