Dhunimi i varreve shorti gjyqtarit nga Boboshtica
Shorti u hodh dje ku u caktua edhe kryesuesi i togave te zeza gjykatesi Gjergji Koco. Per koincidence gjykatesi qe do te drejtoje seancat per kete ceshtje eshte nga fshati Boboshtice ne te cilin sipas prokurorise eshte kryer dhunimi i varreve. Burime nga gjykata e Korces bene te ditur se gjykatesi Koco ka kerkuar afat te njihet me dosjen hetimore te pergatitur nga prokuroria para se te caktoje daten e seances se pare gjyqesore. Dosja per dhunimin e varreve te vjetra te fshatit Boboshtice u mbyll nga organi i akuzes tri dite me pare pas afro dy javesh te marrjes se deshmive te banoreve te fshatit personave qe rezultuan te perfshire ne kryerjen e punimeve ne keto varreza drejtues te OMONIA etj. Prokuroria e nisi hetimin e ceshtjes me vetem nje person te pandehur banorin e fshatit Polene Alqi Koroveshi. Por ne fund te hetimeve deklaroi se jane marre si te pandehur tre persona te akuzuar per dhunim te varreve te Boboshtices nepermjet ndertimeve te paligjshme te kryera atje ne bashkepunim. Naum Disho kryetar i deges se OMONIA-s per qarkun e Korces dhe dy punetoret Alqi Koroveshi dhe Luan Zace do te gjykohen me akuzen e mesiperme ndonese e kane mohuar ate qe kur jane marre ne pyetje ne prokurori. Sipas te dhenave te Prokurorise se Korces qe i referohet ketyre hetimeve rezultoi se nga kryerja e ketyre punimeve dhe nga hedhja e nje sasie prej 58 m2 beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni duke zgjeruar bazamentin e ketij kryqi dhe duke krijuar nje rrugice me beton midis tij dhe vendit ku eshte kambana jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati. Prokuroria vendosi me pas procedimin penal dhe dergoi ne gjykate tre personat e perfshire ne kryerjen e punimeve prej betoni qe konsiderohen si dhunim te varreve ne Boboshtice. Megjithate ne dosjen e saj nuk ka elemente te dhunimit te varreve persa i perket daljes se disa eshtrave ne siperfaqe. Kjo edhe per faktin se keto eshtra te dala mbi toke pas shirave te rrembyeshem u zhduken krejt papritur diten kur ne keto varreza u kryen homazhet ne nderim te ushtarit te rene grek ne memorialin e ndertuar per hir te tij. Reagimi me i ashper i banoreve te fshatit Boboshtice erdhi pikerisht nga dalja e ketyre eshtrave ne siperfaqe shume prane rruges prej betoni te ngritur midis bazes se kryqit dhe deri poshte ne sheshin e manastirit te Shen Merise. Banoret pretenduan se poshte rruges prej betoni qe u ndertua me interesimin e OMONIA-s ne prag te festes se clirimit te Greqise dhe perkujtimit qe i behet prej disa vitesh ushtarit te rene grek ne vendin ku eshte ngritur edhe kryqi jane zene varre te vjetra te te pareve te tyre.
KORCE/ GZIM ASHIMI