E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e kutive ose kapaku i arte

/ /

NgaEVA ALLUSHI

U desh pragu i zgjedhjeve vendore si nje moment i arte qe lidershipi i PS te terhiqej nga pozicionet e kahhershme dhe te braktiste kalin e betejes se frontit opozitar. Fletet e votimit te zgjedhjeve te qershorit 2009 me lejen e lidershipit te PS mund te digjen ...Po si valle eshte e mundur te rrezohet kaq lehte pa asnje konsulte a vendim paraprak nje strategji e tere mbi te cilen u ngrit opozitarizmi i socialisteve e madje i opozites ne teresi
Ndersa dime arsyet qe mbrujten kete qendrim te cilat zene fill me humbjen e zgjedhjeve dhe qendresen per te mbetur ne krye te PS nuk dime nderkohe arsyet qe cuan ne shuarjen e kesaj rezistence. Kjo edhe pse momente te tilla si liberalizimi i vizave apo pergjigjia per dhenien e statusit si vend kandidat edhe pse me thirrjet e nderkombetareve nuk sherbyen per ti bindur palet te uleshin ne tryeze per te arritur qendrime te perbashketa.
Per tiu larguar pak analizes nga brenda-brenda PS le te ndricojme dhe disa momente te tjera qe ndihmojne per te reflektuar mbi disa qendrime donkishoteske. Pas muaj e muaj perpjekjesh te sforcuara duhet thene me realizem se kauza personale e lidershpitit te PS fitoi terren. Ajo u perqafua edhe nga segmente te caktuara te shoqerise civile. Pse jo Fundi i fundit behej fjale per transparence te zgjedhjeve e cila ka qene eshte dhe mbetet guri i proves dhe reflektues i funksionimit te demokracise. Per ti mbetur koherente qendrimeve qe kemi mbajtur publikisht pavaresisht se jane argumentuar nje sere arsyesh te verteta qe e cuan PS ne humbje gjithmone eshte nenvizuar dhe paekuivok se transparenca e zgjedhjeve nese do te behej do te mund te jepte nje panorame te plote mbi ate cka ndodhi ne zgjedhje por dhe mbi gjithcka qe solli ate raport shifrash. Ne kete kendveshtrim sa kohe qe ne PS u mbajten dy qendrime lidhur me rezultatin duke pasur perballe njekohesisht krijimin e nje qeverie ne koalicionin e te ciles zune vend te djathte e te majte se bashku eshte mese e natyrshme qe opinioni publik ti kerkonte pergjigjet ne fundin e erret te kutive.
Por sot me sa duket nuk dihet per carsye fundi i erret i kutive u ndricua aq shume sa e beri liderin e transparences se kutive ti linte ato ne fatin e tyre djegien duke varrosur keshtu te verteten qe do te na kish lehtesuar apo ne rastin tjeter do te na kish barrosur perjete. Sot duket u harruar gjithe ajo kundervenie ndaj qendrimeve dhe zerave qe u ngriten ne PS sot askush nuk pohon se fundi i ciklit perkon me fillimin e tij.
Madje sot po vertetohet edhe frika apo dyshimi nese ai vullnet ishte i vertete apo jo. Sepse hapja e kutive kerkonte burreri nga te gjitha palet per tu perballur me te verteten. Dhe e verteta dhemb. Duhet force e kurajo e madhe per te lexuar te vertetat qe acik vetem populli yt ti thote. Po sa kohe qe ata te cilet e mbeshteten alibine heshtin baza nuk degjohet politikanet psheretijne te cliruar e te lehtesuar njekohesisht. Opinioni publik eshte mesuar te kaperdije cdo nonsens kthesa te tilla qe duhet te fyejne cdokend qe besoi ne kauze konsiderohen nje kapak i arte. Nje kapak i arte te mos harrojme per te gjitha palet njera prej te cilave eshte ne pushtet.
Ne keto kushte mbetet per tu pare se cenderr valle ka zbutur shpirtrat e trazuar e te etur per transparence sa kohe qe as sfidat e perbashketa per integrim nuk sherbyen qe dikush te cenonte ne qendrimet e veta. Nese arsyeja qendron tek zgjedhjet ne sfond nuk duhet harruar qe zgjedhesit nder te tjera vleresojne qendrimet konstruktive e luajale.
Sepse nuk mund te kete asgje parimore ne kete lufte politike dhe nderkohe askush nuk do te deshironte qe beteja per kutite te katandisej ne nje beteje per qarkullimin... Kete here si perhere u dogj qytetari. Prandaj eshte e veshtire qe kjo strategji te jete nje barke shpetimi per PS sa kohe qe beteja nga KQZ ka zbritur ne shesh vertet pikerisht ne shesh atje ku pengu i te medhenjve ne kacafytjen me skenar nga lart ishin qytetaret.
Po pse goditi fort grushti i maxhorances ne bulevard Atje ku kryetari i Bashkise pas trallisjes nga goditja qe nuk e priste sic duket u ngrit ne minuten e fundit dhe me te drejte nxori ne shesh ate skenar qe u luajt ne syte e qytetareve si nje prelud i frikshem i fushates se majit.
Po si cdo here ne keto vitet e fundit edhe kete here zyrtaret e PS po shprehin cudi deri ne naivitet per qendrimin e maxhorances e cila sipas tyre duhej te prekej ne shpirt nga terheqja e opozites per hater dhe te nderkombetareve e t i pergjigjej ofertes se saj. E ne fakt pergjigja u dha e qarte mu ne mes te bulevardit te Tiranes. Terheqjes iu pergjigjen me sulm. Nje prove tjeter kjo qe flet per nje linje jo te qarte dhe dobiprurese per opoziten nga lidershipi i PS.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›