E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhunimi me grusht i Berishës, Begaj: E papranueshme, ngjarja të hetohet! Liria e fjalës duhet të garantohet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës.

Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

“Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen” thotë Begaj.

Sali Berisha u gjuajt me grusht në fytyrë në nisje të protestë teksa ishte i rrethuar nga qytetarët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›