Dhunimi me grusht i Berishës, SHBA: Të hetohet, askush s’duhet sulmuar pse ushtron lirinë e fjalës

Dhunimi i Sali Berishë në nisje të protestës nga 31-vjeçari Gert Shehu, i cili e gjuajti me grusht, ka sjellë reagimin e ambasadës së SHBA-së. Një zëdhënës i SHBA-së tha se dhuna ndaj një anëtari të parlamentit nuk duhet lejuar dhe për këtë duhet hetim.
Gjithashtu SHBA shton se askush s’duhet sulmuar pse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e tij.
Sali Berisha u gjuajt me grusht në fytyrë në nisje të protestë teksa ishte i rrethuar nga qytetarët.
Momenti i dhunimit të Sali Berishës
/rtsh.al/