E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohen monumentet e Kultures ne Tirane

Kohët e fundit është vënë re dhunimi i monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ura e Tabakëve, e cila e gëzon këtë status, ka rënë preh e artistëve të rrugës, të cilët kanë pikturuar një grafit shumëngjyrësh të një përmase të madhe mbi këtë urë, gjë që i krijon një pamje aspak të këndshme këtij monumenti. Drejtori i Drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës Arber Kadia i bën thirrje këtyre artistëve që të distancohen nga dhunimi i veprave të artit.
Gjithashtu Kadia thotë se së shpejti këto monumenete do të paijsen me kamera për mbrojtjen e tyre.
Ura e Tabakëve i përket shekullit të XVII-XVIII, ka një strukturë të gurtë, të formuar me dy harqe dhe është e shtruar me kalldrëm. Ajo dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementeve të saj. Ura përbëhet nga një hark kryesor, mbi të cilin ngrihet ura në formë kurrizi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›