E Diel, 1 Nëntor 2026

Inteligjenca spanjolle braktis vendin

Inteligjenca spanjolle braktis vendit duke iu drejtuar ekonomive më të mëdha të Europës. Me një normë papunësie për të rinjtë në nivelin e 50% dhe dyfishin e mesatares europiane, të rinjtë e diplomuar që kanë braktisur Spanjën shënojnë nje dimension të madh ne formen e një eksodi që nga fillimi i krizës. Në vendin që regjistroi gjatë muajit janar një rekord historik të papunësisë me rreth 5 milionë të papunë, për herë të parë në 10 vjet ka shenuar nje rritje të numrit të emigrantëve më shumë se sa imigrantë. Sipas zyrës kombëtare të statistikave në total kanë lënë vendin më shumë persona se sa kanë hyrë në Spanjë. Janë mbi 300 000 spanjoll, shumica të rinj, të cilët janë transferuar jashtë vendit në kërkim të një vendi pune. Sipas zyrës së statistikave Ine, mosha e të rinjëve të larguar përfshihet mes 25-30 vjec, me një currikulum të pasur profesional apo me studime të larta, kryesisht personat që nuk kanë krijuar ende një familje. Sipas Ine, emigrantët e rinj spanjollë janë drejtuar kryesisht në Gjermani dhe Francë, por edhe në Britaninë e Madhe, në vendet e Europës Lindore, siç është Polonia, ku janë kërkuar profile teknike të formuara. Por edhe në vendet me ekonomi emergjente si Brazili apo Argjentina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›