E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhunohet me sende të forta 49-vjeçari në Shkodër, përfundon në spital

SHKODËR – Një 49-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të fota.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme në lagjen “Salo Halili”.

Policia njofton se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›