E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet rëndë lojtari i Skënderbeut, arrestohet dy persona

Dy shtetas 23 vjeçar, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar sulmuesin Saleh Salem, lojtar i skuadrës së Skënderbeut.

Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë

Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit

Pritet komunikata zyrtare e policisë së shtetit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›